Lajme


Rita Ora konfirmon pjesmarrjen në koncertin e 10 viteve pavarësie të Kosovës.

Postuar nga admin

14th February 2018

Këngëtarja më famë botërore, Rita Ora, do të marrë pjesë në manifestimin qendror që do të organizohet në Prishtinë, për 10-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Pjesëmarrjen e yllit botëror të pop muzikës e ka konfirmuar, Adil Behramaj nga Këshilli Organizativ për shënimin e 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës. “Mund të konfirmoj se më 17 shkurt 2018, në orën 22:00, para shikueseve dhe qytetarëve të Kosovës do të performojë këngëtarja më famë botërore Rita Ora” ka thënë Behramaj.

Shënimi i 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës ka filluar me aktivitete të ndryshme. Rreth 600 mijë euro janë shpenzuar për festimin e pavarësisë së Kosovës. Ndërkaq, Rita Ora do të performojë pa pagesë në këtë koncert.