Showbizz
Rita Ora largohet nga Kosova si “boss” !

Postuar nga admin
19th February 2018
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, e cila mbajti koncertin e parë të saj në Prishtinë, për nder të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ka thënë se është ndjerë e privilegjuar me pritjen që i është bërë.
Ajo ka publikuar një video në profilin e saj në “Insagram”, kur shihet duke u larguar nga koncerti për në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.
Nga përcjellja e eskortës së Policisë së Kosovës, Rita ka thënë se është ndier si “boss”.
Pas largimit nga Kosova, ajo zbuloi edhe shifrën e personave të pranishëm në koncert.
“Më treguan që ishin rreth 300.000 vetë që erdhën të më shihnin. Urime Dita e Pavarësisë. Nuk mund të isha askund tjetër në botë. Ne e filluam këtë bashkë, nuk mund të isha këtu pa ju. Afër 10 vjet në lojë dhe kjo ndjenjë kurrë nuk largohet. Jam falënderuese, Jam krenare, jam shqiptare”, shkroi Rita.