Showbizz


Rita Ora më joshëse se kurrë

Postuar nga admin

26th July 2021

Rita Ora po qëndron në Los Angeles pas rikthimit nga Australia. Këngëtarja shijoi një udhëtim të këndshëm këtë fundjavë për në Las Vegas. Ylli 30-vjeçar dukej më në formë se kurrë me një fustan mëndafshi me printime ngjyrë të zezë dhe ari për të festuar ditëlindjen e shoqes së saj, Anda Vlasaku.

Fustanin e kishte kombinuar me një palë taka prej ari dhe një çantë me zinxhirë. Ndërsa flokët i kishte të lëshuara me disa valëzime. Ylli shqiptar ndau një selfie nga një makinë luksoze gjatë rrugës për në aeroport me mikun e saj, Vas J Morgan.

Kujtojmë që Rita Ora ka nisur një romancë të re me regjisorin nga Zelanda e Re, Taika Waititi.Këngëtarja shqiptare dhe regjisori bënë daljen e parë publike në eventin që Rita organizoi me 4 Korrik.