Showbizz


Rita Ora përfundon xhirimet e sezonit të ri të spektaklit të famshëm

Postuar nga admin

9th November 2021

Rita Ora dukej e lumtur teksa zbuloi se ka përfunduar xhirimet e sezonit të tretë të “The Masked Singer UK”.

Këngëtarja, 30 vjeçe, njoftoi lajmin në Instagram ku shkruante:

“Shumë e lumtur dhe mirënjohëse që përfundova një tjetër episod mahnitës të “The Masked Singer”. Me të vërtetë të përulur dhe të sinqertë të ftuarit që kemi këtë vit!!do të mbeteni pa mend!! Shume e emocionuar!!”

Krijuesja e hitit “How We Do” kishte veshur një bluzë gri, e cila kishte mbi të George Michael dhe xhinse blu në fotot që kishte postuar, teksa qëndronte pranë imazhit të David Bowie.

“Oh gjithashtu këtu është një foto e imja dhe 2 artistëve të mi të preferuar David dhe George”, shkruan Rita më tej.


Këngëtarja do t’i bashkohet panelit të përbërë nga Jonathan Ross, Davina Mçall dhe Mo Gilligan për shfaqjen. “The Masked Singer”, i cili drejtohet nga Joel Dommett, ndjek personazhe të njohura që veshin kostume dhe maska dhe këndojnë para një paneli të cilët duhet të marrin me mend se cilët janë.

Postimi vjen pasi ajo së fundmi ka pozuar për një seri fotosh mahnitëse ndërsa shoqërohej me kolegun e saj nga shfaqja, Jonathan, gjatë xhirimeve.

Rita aktualisht është në një lidhje me regjisoren e Zelandës së Re Taika Ëaititi.

Çifti thuhet se kanë filluar lidhjen në fillim të marsit para se ta pranonin publikisht në Instagram më 21 prill. Çifti u takua në Sydney ndërsa të dy qëndruan në Doën Under për projekte pune. Taika nga Zelanda e Re po punonte për filmin e ri Thor, ndërsa Rita mori një rol në jurinë e “The Voice Australia”.