Showbizz


Rita Ora rrëmben çmimin “British Icon Award”

Postuar nga admin

17th November 2021

Sukseset e shqiptarëve në botë nuk kanë të ndalur. Së fundmi, këngëtarja Rita Ora ka bërë të ditur se ka fituar një çmim të rëndësishëm.

Ajo ka publikuar disa foto duke mbajtur në duar çmimin e rëndësishëm “British Icon Award”, derisa falënderon eventin.

“Çmimi i Ikonës Artistike Britanike, shumë e nderuar faleminderit që më keni ftuar British Luxury Awards!!!!”, ka shkruar Rita në Instagram.

Kujtojmë që vitet e fundit, shumë artistë shqiptarë po triumfojnë toplistat e ndryshme ndërkombëtare të muzikës. Këtu vlen të përmendim Dua Lipën, Ava Max, Bebe Rexha e shumë emra të tjerë.