Lajme


Rita Ora së shpejti si aktore filmi

Postuar nga admin

8th February 2022

Krahas suksesit në muzikë, Rita Ora është përfshirë dhe në kinematografi. Këngëtarja shqiptare me famë botërore do të luajë në një film të ri. Ylli i muzikës pop i është bashkuar kastit të serialit të ardhshëm të Disney Plus, Beauty and the Beast.

Këngëtarja do të luajë rolin e një të “arratisure me aftësi të mbinatyrshme, që mbart me vete një sekret që mund të prekë një mbretëri të tërë”. Ka qenë vetë këngëtarja e cila e ka ndarë lajmin e bukur për ndjekësit e saj në Instagram ku shprehet shumë e lumtur për rolin që i është besuar.

Nuk mund ta mbaj më sekretin! Jam shumë e emocionuar që do t’i bashkohem kastit të serialit ‘E bukura dhe Bisha”! Si fëmijë, mbaj mend që e shikoja ‘Beauty and the Beast’ me familjen time pa pushim dhe menjëherë u dashurova me muzikën dhe personazhet.

 

Asnjëherë në ëndrrat e mia më të çmendura nuk mund ta imagjinoja t’i bashkohesha kësaj bote përrallore. Për të gjithë ata që ndihmuan në realizimin e kësaj, u jam përgjithmonë mirënjohës. Faleminderit Disney+, skuadrën time të CAA – Dan, Joella dhe Tracy – Shari, dhe familjen time drejtuese.

Kohët e fundit thjesht ndjej sikur të gjitha ëndrrat e mia po bëhen realitet! Jeta po ndihet si një film i Disney-t.“, ka shkruar këngëtarja.