Showbizz
Rita Ora vlerësohet me çmim në Javën e Modës në New York

Postuar nga admin
10th September 2021
Rita Ora mori pjesë mbrëmjen e djeshme në “Daily Front Row’s Fashion Media Awards”, të organizuar në Rainbow Room në Rockefeller Center të New Yorkut. interpretuesja e hitit “Hot Right Now” bëri një paraqitje klasike e veshur me një fustan të zi, ku dhe u vlerësua me çmimin Ikona e Stilit.
Veshja e zezë me mëngë voluminoze e bëri këngëtaren shqiptare të dukej tejet aktraktive ndërsa vuri në pah linjat trupore. Rita dukej më tërheqëse me flokët e kapura dhe me tone të theksuara tek sytë. Rita po shijon një periudhë të lumtur në jetën e saj pasi konfirmoi romancën me regjisorin Taika Waititi.