Showbizz


Robert Berisha zbulon për herë të parë arsyen e krisjes së raportit me Tunën

Postuar nga admin

29th March 2021

Tuna nuk gëzon një raport të mirë me familjarët e Patris Berishës dhe madje as me këtë të fundit. Situata agravoi kur Tuna ndërroi mbiemrin e Tianit nga Berisha në Sejdi. Roberti dhe Patrisi reaguan menjëherë duke thënë se ai do të mbetet gjithmonë Tian Berisha.

Roberti ka treguar dhe më parë që nuk e duron dot Tunën, madje janë përplasur disa herë publikisht. Së fundmi, këngëtari ishte i ftuar në “E Diell” ku tregoi se shkak i prishjes së marrëdhënieve mes tij dhe ish kunatës Tunës e Patrisit kanë qenë debatet e këtyre të fundit me nënën e tij.

“Unë dhe Patrisi nuk jemi zënë as për para dhe as për gra. Aty ka qenë puna e mamit tim, po e them për herë të parë. Aty jo vllai, por edhe Renne me qenë nesër që e dua më shumë në botë, kur është problem me mamin tim nuk fal. S’kam patur qejf kur i thon në Kosovë “Me ia prish tymin e duhanit”. Jo konflikte por si muhabete unë nuk kam qejf t’i dëgjoj dhe është dashur t’i zgjedh unë”, tha ai.