Lajme


”Rock Academy” sjell në Shkodër emra ndërkombëtarë

Postuar nga admin

24th August 2018

“Rock Academy” vjen me edicionin e dytë i cili startoi edicionin e kaluar me degën Jazz e drejtuar nga Markelian Kapidani për artdashësit shkodranë.

Këtë vit, “Rock Academy” do të pasurohet edhe nga dega klasike e drejtuar nga violinisti shkodran Paçalin Pavaci një emër i shquar në skenat ndërkombëtare si solist dhe koncertmaster i preferuar nga shume drejtorë të orkestrave ku mund të përmendim Loorin Mazel.

Ai ka punuar në orkestra si Philharmonia Orchestra e Londres, Castleton Festival, Orchestra del Maggio Fiorentino, Orchestra Kombëtare e Spanjës, Orchestra Mbretërore Sinfonike e Seviljes, Teatri Liceu ne Barcelona, Teatri Petruzzelli etj duke sjellë bagazhin e tij në shërbim të të rinjve.

Shkodra Sound, në tingujt e saj pasurohet nga ato të muzikës klasike duke mbyllur ciklin e “Rock Academy Classic” me një koncert klasik me datën 2 shtator me pjesëmarrjen e Paçalin Pavacin solist dhe koncertmaster i shoqëruar nga Skanderbeg Chamber Orchestra e përberë dhe nga studentet e akademisë.

Pavaci rikthehet të luaj për të parën herë në atdhe, pas largimit nga Shqipëria në vitet
’90, pasi luajti në skenat ndëkombëtare më me emër.

Ky event ka për synim të ringjallë ndjenjën e lirisë kulturore në një qytet me traditë të
lashtë muzikore dhe artistike si Shkodra.