Showbizz


“Romeo” i Sajmir Pirgut hipnotizon Barcelonën

Postuar nga admin

28th February 2018

Kjo është historia e dashurisë më e famshme e të gjitha kohëve, Romeo dhe Xhuljeta. Tani versioni i Charles Gounod i tragjedisë së Shekspirit, “Roméo et Juliette”, është rikthyer në “Gran Teatre del Liceu” në Barcelonë, shkruan Euronews.

Hera e fundit që kjo vepër u shfaq në “Liceu” ishte para 32 vitesh.

Ky produksion përkujton 200- vjetorin e lindjes së kompozitorit francez të romatizmit.

Tenori shqiptar, Saimir Pirgu dhe sopranon ruse, Aida Garifullina të hipnotizojnë njësoj si dy të dashuruarit e tragjedisë.

“Të gjitha vajzat e reja duan të jenë Xhuljeta sepse ato e kuptojnë këtë imazh të vajzës. Ajo është e butë. Ajo është e brishtë”, thotë Garifullina.

“Muzika ‘Je veux vivre’ (dua të jetoj), është një alegori. Tregon se ajo vërtetë kërkon të jetojë këtë jetë prej të rrituri, të jetë e lirë, të bëjë atë që dëshiron, thjesht të festojë”, shton Garifullina.

“Ka diçka shumë naive në këtë muzikë. Është shumë e bukur për t’u dëgjuar”, thotë Pirgu.

Muzikë e shekullit XIX

Duete magjike, vals i ndërthurur dhe kore dramatike të kombinuara për të krijuar një sfond për këtë kryevepër.

“Idiomat muzikore që Gounod përdor variojnë që nga më seriozoja, tek opera komike, gati tek të gjitha llojet e këngëve”, thotë drejtori i skenës, Stephen Lawless.

Për mendimin tim, “Gounod shkruan gjithashtu me një ndjenjë ironie shumë, por shumë franceze dhe elegancë”.

Bashkëproducent me me “Santa Fe Opera” në SHBA, Lawless e vendos këtë dramë gjatë Luftës Civile Amerikane.

“Kjo është muzikë e shekullit XIX. Kështu morrëm vendimin ta vendosim në shekullin e XIX por donim të gjenim edhe një kontekst për këtë”, shpjegon Lawless.

Puthja e fundit

Gounod mbush dramën me melodi rrëmbyese dhe e gjitha e fokusuar tek dy të dashuruarit.

Ai e mbyll duke u dhënë atyre një bashkim përfundimtar pikëllues në skenën e varrit.

“Ndonjëherë kur jam duke kënduar këtë skenë, është emocionalisht shumë e fortë për mua, veçanërisht kur jam duke thënë ‘the last baiser, the last kiss’”, thotë Pirgu.

Dashuria e Romeos dhe Xhulietës triumfon ndërkohë që ata vdesin së bashku në një përqafim të pavdekshëm.

“Kjo është shumë e fortë, të coptën zemrën”, thotë Garifullina.

“Tek Shekspiri i vërtetë kjo skenë nuk ekziston. Por në historinë e Gounod i jep kësaj opere një fuqi të madhe”, shpjegon Pirgu.