Showbizz


Ronela Hajati “thumbon” kolegët…

Postuar nga admin

14th December 2020

Ky vit ka qenë mjaft intensiv për Ronela Hajatin, edhe pse nuk ka publikuar asjë projekt muzikor. Këngëtarja ka bërë me dije se ka gati disa këngë, por ka vendosur t’i publikojë deri në një moment të dytë kur situata nga pandemia të jetë më e qetë.

Ndërkohë, shumë artistë të tjerë kanë qenë aktiv me projekte muzikore. Në një postim që ka bërë në Instastory Ronela ka thumbuar kolegët për projektet që kanë sjellë së fundmi. “Këto këngët e reja të fundvitit tamam për 2020”, ka shkruar Ronela krahas fotos. Megjithatë, nuk dihet se kë ka dashur të shënjestrojë këngëtarja.

Kujtojmë që Ronela ka qenë në qendër të vëmendjes dhe pas ndarjes nga Young Zerka. Pak kohë pasi konfirmuan lidhjen e tyre disa vjeçare, nisën spekulimet se janë ndarë. Ronela ka konfirmuar se është single, ndërsa nuk ka preferuar të komentojë arsyen që çoi drejt përfundimit të marrëdhënies së tyre.