Showbizz


Ronela Hajati zbulon 3 artistët që do bënte një bashkëpunim

Postuar nga admin

7th December 2020

Ronela Hajati është një ndër personazhet më të komentuar të showbizzit shqiptar. Këngëtarja prej disa kohësh nuk ka qenë aktive në muzikë, edhe pse ka bërë me dije se gjatë kësaj kohe ka punuar për disa këngë, por për shkak të pandemisë nuk i ka publikuar.

Ronela ka sjellë një sërë hitesh për tregun shqiptar, mes të cilëve dhe shumë bashkëpunime. Së fundmi, në një bashkëbisedim me fansat në Instastory ka zbuluar se me kë do të dëshironte të bashkëpunonte në të ardhmen.

“Me cilët artistë do të doje të bëjë një bashkëpunim pa asnjë dyshim”, ka qenë pyetja e njërit prej ndjekësve. “Bashkëpunimet janë gjithmonë të bukura, si në realizim, si në feedback. Flori Mumajesi, Dafina Zeqiri dhe Lyrical Son janë favoritët në muzikën shqiptare.“, ka shkruar Ronela.

Kujtojmë që Ronela ka qenë në qendër të vëmendjes dhe pas ndarjes nga Young Zerka. Pak kohë pasi konfirmuan lidhjen e tyre disa vjeçare, nisën spekulimet se janë ndarë. Ronela ka konfirmuar se është single, ndërsa nuk ka preferuar të komentojë arsyen që çoi drejt përfundimit të marrëdhënies së tyre.