Showbizz


Rozana Rada i rikthehet muzikës, bashkëpunim me Stinen

Postuar nga admin

18th August 2021

Pas rreth 4 vitesh që nuk ka sjellë këngë të reja, Rozana Radi është rikthyer në muzikë. Ajo ka bashkuar forcat me Stinen dhe duket se do të jetë një supër perlë.

“Serenata” mban titullin bashkëpunimi i tyre që pritet të jetë ritmik dhe padyshim një hit veror.

Ditën e sotme ajo ka publikuar një pjesë nga kënga e tyre, që dukej si një film me metrazh të shkurtër, duke zbuluar se për të kanë punuar mbi 100 veta.

Të dy artistët shfaqen në një autobus, teksa Rozana flet për dashurinë.

“Kurrë nuk kam besuar te historitë e dashurive që shkojnë vetëm mirë!”, e nis ajo, duke na lënë të kuptojmë se edhe fabula e këngës lidhet me një histori dashurie. Në fund e mbyll: “Ne ishim bashkë, pastaj gjithçka që ndodhte rreth nesh nuk më kujtohet!”