Showbizz


Rozana Radi kritikon këngëtarët, ua thotë troç kolegëve: Po i bëni tekstet “sallatë”

Postuar nga admin

25th September 2019

Rozana Radi, përpos këngëtare dhe moderatore e një emisioni investigativ njihet edhe për talentin për tekstet e saj të bukura. Ashtu sikurse njihet edhe për natyrën e sinqertë.

Kështu, në një postim në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja ka pasur një reagim ndaj këngëtarëve shqiptarë të cilët në jetën e përditshme flasin gjuhën letrare shqipe ndërsa në tekstet e këngëve përdorin gegnishten. Sipas këngëtares kjo e bën këngën të mos duket aspak natyrale dhe e prish bukurinë dhe kuptimin e saj.

Sipas saj kur niset një këngë letrarshe, duhet të vzhdojë letrarshe, nëse këndohet në gegnisht duhet të vazhdojë po në atë mënyrë, pasi këngës i prishet kuptimi dhe bukuria. Këngëtarët janë duke i shakatërruar këngët sipas Rozanës.

“Nuk e kuptoj këtë mani të teksteve që po dëgjoj. Një këngëtar/e e lindur në Shqipëri këndon duke e shqiptuar pa sukses aksentin e bukur të gegnishtes. Kur ka folur gjithë jetën gjuhën letrare pse këndoni në gegnisht? Nuk e kuptoni që nuk artikuloni atë që këndoni. Bëjeni këngën me titra poshtë se vërtetë nuk kuptoheni. Si mund t’ja bëni një gjë të tillë këngës tuaj (supozohet që aty të jetë gjithë bota juaj) ndërkohë ju jeni dikush tjetër. Po ja u them dhe unë në dialekt: Uh, sa pa lidhje!”

Si ta shkatërrojmë këngën tonë! Dy fjalë për autorin dhe interpretuesin e këngës. Një këngëtar/e që se di se çfarë këndon në këngë është një këngëtar/e pa identitet. Një tekstshkrues që ja bën tekstin “sallatë” është një diletant/e që i interesojnë vetëm ato pak para që ka marrë. Me pak fjalë të dy “ja keni fut vetes”.

Dhe atë jo në Gegnishte të pastër po zhargon….. Ndiqni këshillat më lart.

Ps: Bëhet fjalë për një baladë të sqarohemi”, shkruan Radi në mbishkrimin që shoqëron postimin e saj.