Lajme


Rrёqebulli i Ballkanit fotografohet pёr herё tё parё nё Parkun e Prespёs

Postuar nga admin

22nd April 2022

Rrëqebulli i Ballkanit është fotografuar për herë të parë edhe në Parkun Kombëtar të Prespës, shkruan newsbomb.al. Pamjet janë kapur nga kamerat kurth që janë vendosur atje nga Shoqata për Ruajtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA).

Pamje e kapura tre ditë më parë, më 19 prill, përkojnë rastësisht me 11 vjetorin e fotos së parë të rrëqebullit në Shqipëri, zbuluar më 21 prill 2011, një surprizë e bukur për ekipin gjatë kontrollit të kamerave. Rrëqebulli i Ballkanit (Lynx lynx balcanicus) shihet dhe në foton e mëposhtme.

Pikërisht ky individ është fotografuar gjithashtu edhe në Parkun e Galiçicës në anën e Maqedonisë së Veriut, pasi kufijtë nuk ekzistojnë për jetën e egër. Kjo tregon se rrëqebulli po vazhdon shtrirjen e habitateve të tij në territorin e vendit, falë metodave të ruajtjes dhe konservimit.