Showbizz


Rritja e FRIKSHME e çmimeve, sot protestë përballë Kryeministrisë

Postuar nga admin

9th March 2022

Ditën e sotme në orën 17:00 përpara Kryeministrisë, qytetarët pritet të mbajnë një protestë kundër rritjes së çmimeve.

Ata po përballen me produkte ushqimore me çmime akoma më të shtrenjta dhe prej ditësh çmimi i naftës ka pësuar një rritje ku një litër varion mbi 265 lekë.

Ndërkohë, ditën e djeshme kryeministri Edi Rama tha se rritja e naftës nuk ka të bëjë me qeverinë, teksa përmendi se jemi në kohë lufte dhe se vendet që kanë dënuar agresionin rus po përballen me luftë, teksa paralajmëroi se duhet të përgatitemi për çdo skenar.