Showbizz


“Sa shumë më mungoni”, Xhensila konfirmon rikthimin me një hit

Postuar nga admin

24th March 2021

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Xhensila Myrtezaj është përfolur kohët e fundit se do të vijë në një bashkëpunim me Getoar Selimin dhe Majk.

Mirëpo, duket se axhenda e këngëtares ka ndryshuar. Me fotot e fundit të postuara në Instagram, ajo ka treguar se shumë shpejt do të sjellë një këngë solo.

“Sa shumë më mungoni”, ka shkruar ajo krah disa fotove ku shfaqet përpara mikrofonit duke kënduar.

Si për ta konfirmuar këtë lajm, Xhensila i ka kthyer përgjigje dhe një prej komenteve i cili shkruante: “Sa herë thua kështu, shpërthen një super hit”.

“Zemrush”, ka shkruar këngëtarja, duke i shtuar edhe më shumë kureshtjen të gjithëve.