Showbizz


Sara kthehet pas në kohë, publikon foton e ëmbël nga fillimet e lidhjes me Ledrin

Postuar nga admin

28th December 2020

Ledri Vula dhe Sara Hoxha po kalojnë periudhën më të ëmbël të jetës së tyre, pasi i bënë prindër për herë të parë me 14 Dhjetor. Dyshja e famshme kanë zbuluar për ndjekësit në rrjete sociale imazhe të së voglës së tyre që e pagëzuan me emrin e veçantë Poem Blu.

Ledri ka treguar se për herë të parë me Sarën është njohur pas një koncerti. “Së pari më kanë pëlqyer sytë i ka shumë të bukur, karakteri dhe çfarë njeriu është. Nganjëherë me disa njerëz thjesht click, bëhesh shok edhe të ec.”, u shpreh Ledri pak kohë më parë.

Ndërkohë, së fundmi ka qenë Sara ajo që ka zbuluar detaje nga lidhja me reperin. Në një bashkëbisedim me ndjekësit në Instagram, Sara ka ndarë një fotografi kur ishte në fillimet e njohjes me Vulën.