Lajme


‘Sarajet e Toptanëve’ do të kthehen në muze të qytetit

Postuar nga admin

28th October 2021

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pas kalimit të godinës “Sarajet e Toptanëve” në pronësi të Bashkisë së Tiranës.

'Sarajet e Toptanëve' do të kthehen në muze të

Veliaj thekson se godina do kthehet në muze për qytetin e Tiranës, ndërsa shton se Bashkia e Tiranës i paguan 2.5 milionë dollarë pronarët për ndërtesën, monument kulture.

'Sarajet e Toptanëve' do të kthehen në muze të

'Sarajet e Toptanëve' do të kthehen në muze të

“Me vendim të qeverisë shqiptare, nga sot, ndërtesa e Sarajeve është pronë e Bashkisë së Tiranës si muze i qytetit që do evokojë traditen, si dhe historinë diplomatike. Bashkia e Tiranës i paguan 2.5mln USD pronarëve për ndërtesën monument kulture – një precedent historik!”, shkruan Veliaj në Twitter.

Bashkangjitur reagimit, kreu i Bashkisë ka publikuar edhe vendimin e qeverisë për shpronësimin e Sarajeve. Disa ditë më pare, ishte ministrja e Kulturës, Elva Margariti e cila bëri me dije vendimin e marrë në Këshillin e Ministrave për shpronësimin e godinës së “Sarajeve të Toptanëve”.