Showbizz


Së shpejti me tjetër surprizë, Dafina dhe Cricket nuk ndalen

Postuar nga admin

24th June 2021

Këngëtarja shumë e kërkuar e momentit, Dafina Zeqiri, së shpejti do të vijë me një tjetër projekt së bashku me Cricket.

Lajmin e bukur e ka bërë të ditur vet Cricket në Instagram, ku ka shkruar “Spe mbaj mo sekret.. Shpejt vjen “Another One”, bashkë për albumin “Dafinë Moj”. Ndërkohë, remixi i këngës “Pa Ty”, korri një sukses të jashtëzakonshëm, duke u klikuar miliona herë në Youtube, e sic duket kjo i ka dhënë shkas dyshes edhe për një tjetër bashkëpunim, i cili do të jetë pjesë e albumit të ri të Dafinës.