Uncategorized


Shifrat marramendëse që Geti harxhon për vetëm një këmishë

Postuar nga admin

4th January 2018

Getoar Selimi është pa dyshim një ndër reperët më të pëlqyer nga të gjithë shqiptarët.

Ai është gjithnjë aktiv me projekte të reja në muzikë, ndërsa edhe koncertet dhe mbrëmjet muzikore i ka të shumta.Vëmendje të veçantë ai i ka kushtuar gjithmonë stilit të tij dhe paraqitjes në skenë, gjë për të cilën mesa duket harxhon shuma të mëdha parash.Vetëm një këmishë me të cilën ai është paraqitur së fundmi në një fotografi në rrjetet sociale, kalon shifrën e 1500 eurove.Këmisha e markës ‘Valentino’, të cilën ai e veshi në fotografinë e fundit të hedhur në Instagram, kushton 1619 euro.Jo të pakta kanë qenë rastet kur Geti është shfaqur me veshje të ndryshme dhe mjaft komerciale, por që gjithsesi ka arritur të marrë epitetin si një nga reperët që vishen më së miri.