Showbizz
Shkolla ku kreu filloren, nderon Rita Orën

Postuar nga admin
2nd November 2021
Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka vizituar shkollën e saj fillore në Londër. Ajo është fotografuar e buzëqeshur pranë një pllake, e cila është vendosur për nder të saj në murin e shkollës, shkruan The Sun.
Përveç emrit të saj me shkronja të mëdha, në pllakë shkruhej edhe: “Unë jam refugjate. Këngëtarja dhe aktorja iku nga lufta në Kosovë dhe studioi në këtë shkollë pasi mbërriti në Britaninë e Madhe në vitin 1991”.
Ajo shkrepi disa fotografi aty pranë pllakës në shkollën fillore “St Cuthbert” në Londrën Perëndimore. Anëtarja e jurisë së spektakleve “The Voice Australia” dhe “The Masked Singer” më pas vizitoi shkollën “Sylvia Young Theatre School”, në të cilën përfundoi shkollimin e mesëm.
Rita kohëve të fundit është rikthyer në Mbretërinë e Bashkuar nga Los Angelesi, për të rifilluar punën si anëtare e jurisë në spektaklin “The masked Singer”.