Showbizz


“Shkova në banjo dhe kam qarë 1 orë rresht”, Jonida Vokshi tregon çfarë i ndodhi pasi u bë nënë

Postuar nga admin

8th December 2020

Moderatorja e ëmbël, Jonida Vokshi po shijon periudhën e saj më të bukur të jetës. Ajo nuk nguron herë pas here të flas hapur për vajzën e saj, Emi.

Së fundmi, e pyetur nga moderatorja Bieta Sulo, Jonida u shpreh se ka qenë tepër e ndjeshme pas lindjes dhe tregoi një rast ku është mbyllur në tualet e ka qarë një orë rresht.

“Në fillim kur Emi erdhi në jetë kishte një lloj qetësie kur Besniku e merrte në krahë dhe pushonte, kur e merrja unë qante. Thonë që kur mamatë janë jehona kanë ndjeshmëri më të lartë. Në një situatë më ndodhi që Emi nisi të qaje dhe sapo e mori Besniku në krahë pushoi. Mamaja ime pa të keq tha që: ja pushoi në krahët e babait. Kam shkuar në banjo dhe kam qarë një orë rresht. Por kjo gjë nuk ndodh më. Emi me të dy ka momentet e veta me të dy, nuk ka më pikë xhelozie”, tha moderatorja.