Showbizz


Shkurte Gashi flet për herë të parë mbi lidhjen dhe shtatzëninë e saj

Postuar nga admin

19th July 2021

Shkurte Gashi ka dhënë një intervistë mbrëmjen e djeshme për herë të parë pas shumë kohësh. E ftuar në emisionin “NIN”, ajo ka treguar përse e mbajti të fshehtë marrëdhënien me Albert Limanin dhe shtatzëninë e saj.

“Unë nuk kam dashur ta bëjë publike lidhjen me Albertin para, sepse nuk kam dashur të merren mediat dhe portalet me mua ose thjeshtë me jetën e Albertit se nëse unë jam artiste dhe fytyrë publike, Alberti ka një profesion tjetër edhe tash nuk duhet ta vuajë ai këtë pjesën time, edhe të merren mediat me të”, tha këngëtarja.

Ajo shtoi se ata të dy kishin planifikuar edhe një dasmë, por për shkak të një fatkeqësie në familje, vendosën ta anulonin. Këngëtarja tregoi se ardhja në jetë e djalit, Malit, ishte pa plan, por ka ndryshuar krejtësisht jetën e dyshes duke e bërë akoma dhe më të bukur.

“Ne kemi pasur plane për të bërë një dasmë në verë, në shtator praktikisht, por për shkak të vdekjes së babait të Albertit, me të cilin unë kam pasur një lidhshmëri shumë të ngushtë, nuk kemi bërë dasmë edhe e kemi shtyrë që të kalojë një vit ose dy.

Shtatzënia ka ardhur prej Zotit, nuk kemi pasur plane për të bërë fëmijë, mirëpo është gjëja më e bukur që na ka ndodhur. Edhe mendoj që është plotësuar një dëshirë e të ndjerit, babait të Albertit, që ai ka dashur të na shohë me një fëmijë. Unë nuk kam dashur ta bëjë publike lidhjen me Albertin para, sepse nuk kam dashur të merren mediat dhe portalet me mua ose thjeshtë me jetën e Albertit se nëse unë jam artiste dhe fytyrë publike, Alberti ka një profesion tjetër edhe tash nuk duhet ta vuajë ai këtë pjesën time, edhe të merren mediat me të”, tha Gashi.