Showbizz


Shpat Kasapi i jep fund beqarisë

Postuar nga admin

10th June 2021

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi i ka dhënë fund beqarisë. Ai dhe e fejuara e tij, Selvija, janë martuar ditën e sotme në një ceremoni private. Çifti ka surprizuar fansat me disa foto mjaft të ëmbla të publikuara në rrjetet sociale, ku ata shihen krah njëri-tjetrit. Vihet re që Selvija mban një buqetë me lule në duar dhe e veshur me të bardha. “Selvije Kasapi nga tani. 09.06.2021.”, ka shkruar këngëtari krah fotos.

Kujtojmë se në muajin janar dyshja shkëmbyen unazat e fejesës me njëri-tjetrin. Më herët, Shpati dhe Selvija treguar se në planet e tyre të afërta është zgjerimi i familjes me fëmijë.