Showbizz


Shqipëria performon sonte në Eurovision, ja si mund të votoni!

Postuar nga admin

8th May 2018

19 shtete do të performojnë sonte në orën 21:00 në gjysmëfinalen e Festivalit të Eurovisionit. Shqipëria, e përfaqësuar nga Eugent Bushpepa me këngën “Mall” do të jetë e treta në renditje.

Shtetet e tjera që do performojnë janë Azerbajxhani, Islanda, Belgjika, Republika Ceke, Lituania, Izraeli, Belarusi, Estonia, Bullgaria, Maqedonia, Kroacia, Austria, Greqia, Finlanda, Armenia, Zvicra, Irlanda dhe Qipro.

Vetëm 10 prej tyre do të kualifikohen për natën finale që do jetë mbrëmjen e së shtunës. Kështu pjesa tjetër do i japë fund eksperiencës sonte. Le të shpresojmë që Shqipëria do arrijë në finalen e madhe, dhe pse jo të triumfojë në Festivalin Ndërkombëtar të Këngës. Gjithçka varet nga votimi që do jetë i hapur për 15 minuta pasi të gjitha shtetet kanë përfunduar performancën. Duhet të dërgoni mesazh në kodin që do të jepet gjatë transmetimit LIVE.