Showbizz


Shqiptarja që po “çmend” danezët me zërin unik: Zvicra më ofroi të shkoja në Eurovision, dua të përfaqësoj Shqipërinë

Postuar nga admin

6th December 2021

Annella Zarina është një tjetër yll shqiptar në ngjitje. E lindur në Zvicër por prej vitesh jeton në Danimarkë, Annella nga Kosova ka spikatur me talentin e saj në muzikë. Ëndrra e saj për të nisur rrugëtimin e muzikës ka nisur shumë herët. Në një intervistë për emisionin e mëngjesit në ABC me moderatorin Alban Musa, ajo rrëfeu se si lindi dëshira për të kënduar.

“Kam filluar prej se kam qenë 9 vjeç me shkruar tekste dhe muzikë. Mami dhe babi nuk kanë pasur qejf që të bëhesha këngëtare, donin të bëhesha mjeke. E kam pasur pasion,e kam ditur se do të bëhem këngëtare. Duke shkuar që prej moshës 14-vjeç, panë prindërit që di të këndoj. Më thanë që nëse do të bëhesh duhet të kryesh shkollën e muzikës, shkova katër vite dhe ia nisa muzikën.”, tha ajo.

Nga kjo moshë ajo filloi të merret më seriozisht me muzikën, duke kënduar në disa organizime, që i shërbenin edhe si motivim për të vazhduar tutje, që një ditë të bëhej edhe si Britney Spears dhe Christina Aguilera. Për më tepër, ajo dëshiron që një ditë të përfaqësojë dhe Shqipërinë në Eurovision.

“Më kanë pyetur shqiptarët nëse dot ë shkoj, do të kishte qenë një nder shumë i madh. Para 4-5 vitesh më pyeti dhe Zvicra por nuk kam patur mundësi por për momentin do të kisha shumë qejf. Thjesht nuk e kam menduar me shkuar në Eurovision. Tani po më thonë ose kënga magjike ose Eurovision.”, tha ajo.