Showbizz
Shtatzënë për herë të dytë, Miriam Cani publikon foto nga pushimet në jug

Postuar nga admin
23rd August 2019
Vitet e kaluara këngëtarja Miriam Cani bashkë me të shoqin Alban Skënderaj dhe vajzën e tyre Ameli, kanë zgjedhur që të pushojnë jashtë vendit.
Por këtë vit teksa Miriami e ka kaluar gjysmën e shtatzënisë, ka zgjedhur që të pushojë në jug të vendit.
Ajo po pushon në një resort në Palasë, prej nga ka publikuar një fotografi ku shihet e shtrirë në një kolltuk.
“Mirëmëngjes. Më në fund pak pushime për mua dhe ku me mire se në Palasë. Më e mira e më të mirave”, shkruan Miriami.
Këngëtarja shihet me rroba të lirshme, të cilat nuk e lejojnë që ti duket barku i rrumbullakosur.