Lajme


Shuhet aktori i njohur fierak. Dyshohet se u infektua në QSUT me koronavirus.

Postuar nga admin

20th November 2020

Në moshën 69-vjeçare u shua aktori i njohur fierak Fatmir Xhelilaj, pasi humbi luftën me koronavirusin. Mësohet se aktori vuante nga zemra dhe rreth dy javë më parë kishte ardhur dhe ishte shtruar në QSUT, ku priste që të bënte një ndërhyrje.

Por mjeku që do të realizonte ndërhyrjen u karantinua si pasojë e simptomave të koronavirusit. Kjo e detyroi aktorin që 10 ditë më parë të rikthehej në Fier.

Ditët që u rikthye në shtëpi, aktorit iu shfaqën simptomat e para dhe pas testit që bëri rezultoi se ishte infektuar me koronavirus. Disa ditë, aktori u trajtua në shtëpi, por në momentin që gjendja e tij u rëndua, Fatmir Xhelilaj u transportua në Tiranë në spital Covid, ku nuk arriti që të mposhte sëmundjen duke ndërruar jetë.

Aktori i mirënjohur ka qenë pjesë e trupës së estradës në teatrin “Bylis” të Fierit, për 46 vjet rresht ai ka interpretuar përkrah emrave të mëdhenj si Fuat Boçi, Luftar Paja, Hajrie Rondo etj..