Lajme


Shuhet në moshën 90 vjeçare Qemal Kërtusha, bilbili i këngës durrsake

Postuar nga admin

9th March 2022

Mjeshtri dhe bilbili i këngës durrsake, Qemal Kërtusha është ndarë mëngjesin e kësaj të mërkure nga jeta, shkruan newsbomb.al. Ai ka lindur më 27 tetor të vitit 1931 dhe sot mbyllur sytë përgjithmonë, në moshën 90 vjeçare.

Me krijimin e estradës profesioniste ai filloi karrierën si këngëtar profesionist dhe dha shfaqje në të gjitha skenat e vendit. Me një zë krejt të veçantë dhe me mundësi të pakufizuara vokale, diapazoni i tij shtrihet nga muzika popullore, muzika e lehtë, romancat, kënga partizane, kantata e deri tek ajo më e vështira, opera.

Kënga e tij “Të falem i bukuri Durrës” ka mbetur kënga emblemë e qytetit bregdetar për dekada. Duke parë vlerat e mëdha artistike dhe njerëzore të tij, në vitin 1968 Qemal Kërtushës i akordohet titulli “Artist i Merituar”. Në vitin 2008 i është akorduar titulli “Qytetar Nderi” i Durrësit.