Lajme


“Shumë zhurmë për asgjë” u shfaq në Teatrin “Kujtim Spahivogli”

Postuar nga admin

6th April 2018

Komedia shekspiriane “Shumë zhurmë për asgjë” u shfaq në sallën Moliere, të Teatri Kombëtar Eksperimetal “Kujtim Spahivogli”.
Një komedi e cila shpalos të gjitha ngjyrat e jetës, ku qenia njerezore është e gatshme të ndryshojë idetë apo ndjenjat e veta, dhe nuk i ngurtëson ato verbërisht, ku edhe fati më i trishtë mund të shndërrohet në gëzim.

Dhe kjo është ajo ç’ka bëjnë Benediku dhe Beatriçja, njëri misogjen cinik, tjetra beqare profesioniste, armiq të përbetuar të martesës por që, përballë fatit të tmerrshëm të dashurisë mes dy më të rinjve Klaudit dhe Heros, zbulojnë se dashurojnë njëri-tjetrin.

Braktisin rolin që vetë e kishin krijuar, e që prej të cilit ishin burgosur.

“Shumë zhurmë për asgjë” shfaqet në datat 5-6-7-8 Prill ora 20:00.