Showbizz


Si ka vendosur Alma Bektashi të reagojë për ndarjen nga bashkëshorti ?

Postuar nga admin

29th June 2021

Prej disa ditësh, në mediat rozë po qarkullon lajmi se këngëtarja e njohur Alma Bektashi i ka dhënë fund martesës me bashkëshortin e saj, Sokolin pas 25 vitesh. Burime për “Panorama Plus” bënë të ditur se Sokoli ka krijuar një lidhje dashurie me një psikologe 20 vjet më të re. Ndërkohë të gjithë po prisnim një reagim nga Alma, por ajo vazhdon të jetë po aq e rezervuar si gjithmonë për jetën private. E ftuar në emisionin e mikeshës së saj Jonida Maliqit, këngëtarja nuk e preku aspak temën e ndarjes. Por një veprim i vogël i saj, ka bërë që Alma të konfirmojë në një farë mënyre ndarjen. Në foton e publikuar me Jonidën, dikush i komenton: Jeni më mirë pa burra dhe Alma e ka pëlqyer komentin.