Showbizz


“S’ka” më pritje, Mozzik dhe Elvana zbulojnë datën e publikimit

Postuar nga admin

24th January 2022

Mozzik i ka dhënë përgjigje pyetjes së madhe se kur do të publikohet kënga e shumëpritur me Elvanën. Kjo këngë, e cila do të jetë e para e publikuara nga albumi i dytë i artistit, “LamboZiki” bëri xhiron e rrjetit me pjesën e shkurtër të publikuar nga këngëtarja.

27 Janar n’ora 00:00”, ka shkruar Mozzik në foton ku ka lajmëruar publikimin e “S’ka”.

Në foto reperi është shfaqur i veshur tërësisht në të zeza duke i lënë vëmendjen aksesorëve. Syze të tejdukshme, një zinxhir me një stemë të madhe rrethore dhe ora janë detajet e para që bien në sy.

Në ripostimin e fotos në InstaStory, artisti ka pyetur fansat “A jemi gati?”. Tërësisht dhe plotësisht, madje nuk do ankoheshim edhe po të dilte më shpejt./