Lajme


“Sokaku i të marrëve”, Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve sjell atmosferë në çdo qytet!

Postuar nga admin

24th July 2018

Ansambli i Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullor ka mbushur plot e përplot te gjitha sheshet e qyteteve duke sjellë një tjetër atmosferë dhe risi në këtë sezon turistik.

Janë “Sokaku i të marrëve” me festën e tyre që kanë performuar muzikën e bukur popullore shqiptare në Gjirokastër, Sarandë por edhe në Himarë.

Këngët, vallet dhe muzika e bukur iso polifonike ka ndezur rrugët e gurta të qyteti të Gjirokastrës për të vijuar në sheshet e tjera të qyteteve duke sjellë dhe njëherë për turistët vendas dhe të huaj traditat dhe vlerat e veçanta që kemi ne si popull.

Festa e madhe e “Sokakut të të marrëve” do të vazhdojë edhe në qytete të tjera për të festuar dhe gëzuar nën ritmet e muzikës sonë popullore të shoqëruar me instrumenta dhe valltarë.