Showbizz


Soni Malaj bashkëpunim me një nga yjet më të njohur, sjell këngën e re.

Postuar nga admin

30th May 2018

Gjithmonë këngët e saj janë karakterizuar nga një stil i veçantë disi latin dhe për këtë arsye Soni Malaj është veçuar gjithmonë në tregun muzikor shqiptar. Pak muaj më parë këngëtarja shqiptare ka njoftuar se do të sillte një bashkëpunim me një nga këngëtarët më të mirë latin.

Bëhet fjalë për Joëell, këngëtari i muzikës ‘reaggaeton’, mjaft i njohur në mbarë botën. Ai ka bashkëpunuar me disa nga emrat më të njohur të muzikës latine si J Balvin apo Nicky Jam.

‘Bonita’ është kënga që me siguri e keni dëgjuar në çdo diskotekë apo e keni vendosur të paktën njëherë me zë të lartë në makinën tuaj. Ka qenë vet këngëtarja shqiptare që ka publikaur në Instagram një fragment të këngës së re që pritet të dalë në treg shumë shpejt.