Showbizz
Soni Malaj feston 37 vjetorin e lindjes.
Postuar nga admin
23rd October 2018
Këngëtarja e njohur shqiptare Soni Malaj, emri i vërtetë i së cilës është Sonja Malaj, feston sot ditëlindjen e saj të 37-të. E lindur në Tropojë dhe e zhvendosur në Tiranë në moshën 9 vjeçare Soni vijoi në kryeqytet karrierën e saj të nisur që në vendlindje. Soni është e njohur për hitet e krijuara si pjesë e një prej grupeve muzikore më të spikatura “Spirit Voice” si dhe ato personale të publikuara pas shpërbërjes së grupit, si e vetmja këngëtare që vazhdoi karrierën solo denjësisht dhe me këngë që janë hite. 37-vjeçarja numëron pjesëmarrje të shumta në festivale, çmime të kategorive të ndryshme, si dhe ka qenë dy herë juri dhe trajnere në Talent Show “X Factor”, në sezonin e dytë dhe të tretë.
Me një pasion e dedikim të veçantë për palestrës, ajo cilësohet si një ndër artistet më në formë në vend dhe performuese e shkëlqyer në skenë e klipe.
Sa i përket jetës personale, Soni Malaj është nënë e një vajze 6 vjeçare të quajtur Anna dhe prej pak vitesh po shijon historinë e saj të dashurisë me partnerin e saj Klevi.