Lajme
Sot, 77 vite nga Çlirimi i Shqipërisë prej forcave fashiste!
Postuar nga admin
29th November 2021
Kjo ditë e hënë shënon 77 vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazistë të Luftës së Dytë Botërore. Gjatë kësaj lufte, Ushtria Nacionalçlirimtare e Shqipërisë bëri kryengritje të armatosur kundër pushtimit të vendit.
Nga 7 prilli i vitit 1939 e deri më vitin 1943 Shqipëria ishte e pushtuar nga Italia fashiste. Kur Italia kapitulloi më 8 shtator 1943, vendein e saj në Shqupëri e zuri ushtria gjermane, megjithatë interest e tyre në vend nuk ishin afatgjata.
Pas çlirimit të disa qyteteve dhe çlirimit të Tiranës më 17 nëntor, kishte mbetur për t’u çliruar vetëm qyteti i Shkodrës. Ky i fundit u çlirua nga pushtuesi nazist më 29 nëntor 1944.
Ndryshe nga pjesa më e madhe e vendeve të Ballkanit, Shqipëria ia doli të çlirohej me forcat e veta, pa ndihmën e vendeve aleate.
Ndërkohë, politika shqiptare është ende e ndarë s ai përket Ditës së Çlirimit të vendit. E djathta njeh 28 Nëntorin si Ditën e Çlirimit e po në këtë ditë i mban homazhet, ndërsa gjatë mandatit të saj të parë ndryshoi datën e Çlirimit, nga 29 Nëntori më 28 Nëntor, pasi sipas saj, kjo e fundit ishte zgjedhur nga regjimi komunist duke falsifikuar historinë.
Por 29 Nëntori e fitoi sërish statusin e Ditës së Çlirimit kur e majta erdhi në pushtet, në verën e vitit 1997. Me një ligj të posaçëm kjo datë u kthye në festë zyrtare.