Showbizz


Sot të gjithë në shesh, le të shijojmë performancën e Ermal Metës!

Postuar nga admin

1st June 2018

Këngëtari shqiptar që prezantoi Italinë në Eurovision është në Shqipërisë për të performuar në sheshin “Skënderbej”.

Sot mbahet një koncert i madh në Tiranë dhe Ermali ka treguar më herët nëpërmjet një postimi në Instagram: “Tirana, po vij”.

Ermali njihet për tekstin dhe muzikën e tij që përfaqëson kauza, të cilat prekin një pjesë të madhe të shoqërisë. Kujtojmë se në Eurovision ai dha një mesazh të fortë për sulmet terroriste që janë shtuar shumë kohët e fundit dhe kanë shkaktuar shumë dëme në njerëz e materiale.