Showbizz
Stilistja e njohur shqiptare i jep fund beqarisë

Postuar nga admin
20th September 2021
Stilistja e njohur nga Kosova, Diana Qerimi i ka dhënë fund beqarisë. Stilistja ka kurorëzuar dashurinë me partnerin prej shumë vitesh, Dren Berisha. Diana duket mahnitëse me fustanin e bardhë që ka zgjedhur në ditën më të rëndësishme të saj.
Ka qenë të ftuarit që kanë publikuar disa foto në rrjete sociale, mes së cilëve Dafina Zeqiri dhe Kida. Kjo e fundit nuk kishte si të mungonte në dasmën e Dianës, me të cilën ka bashkëpunuar prej vitesh. Diana është një ndër stilistet më të kërkuara dhe ka punuar me një sërë figurash publike.