Showbizz


Stresi poston foton e ëmbël me Kejsin: Kaluam sfida, njërëz të lig, por se dinë që…

Postuar nga admin

20th November 2020

Stresi dhe Kejsi, është ndër çiftet më të komentuar në median rozë. Kjo për faktin se dyshja janë përfolur disa herë për një ndarje, mirëpo duket se kanë qenë thjesht thashetheme.

Pavarësisht gjithçkaje, çifti në fjalë janë shumë të lumtur bashkë dhe këtë na e kanë treguar dhe së fundmi, reperi me anë të një postimi në ‘Instastory’. Ai ka publikuar një foto shumë të ëmbël me Keisin dhe ka treguar se sa shumë sfida kanë kaluar me njëri-tjetrin gjatë lidhjes.

“Kur u njohëm ishim të vegjël, kaluam sfida kaluam çdo gjë, kaluam njerëz të lig, kundërshtarë por në fund këta se dinë që jemi shokë të ngushtë!”, shkruan Stresi krah postimit.