Showbizz


“Sunny Hill Festival”, tashmë Prishtina adresë e përhershme

Postuar nga admin

15th June 2021

Dua Lipa njihet si njëra ndër këngëtaret më të njohura shqiptare me famë të gjerë ndërkombëtare.

Ajo dhe babai i saj Dukagjin Lipa kanë organizuar prej dy vitesh Sunny Hill Festival, i cili është një festival ndërkombëtar i muzikës në Kosovë që u zhvillua në Gusht 2018 dhe 2019 në kryeqytetin Prishtinë.

Dua dhe Dukagjin Lipa tani japin lajmin se “Sunny Hill Festival” ka një adresë të përhershme në qytetin e Prishtinës. Dua ndau një insta story ku tha se ajo është aq krenare për atë që kanë arritur deri tani.

“Festivali ynë Sunny Hill Festival tashmë ka një adresë të përhershme në Prishtinë, Kosovë. Jemi kaq krenarë me arritjen e këtij rrugëtimi deri tani dhe mezi presim që të rritemi më shumë dhe të bëhemi edhe me një lokacion të ri! Ju faleminderit për të gjithë dashurinë dhe përkrahjen. Do të shihemi së shpejti”, shkroi Dua në fotografinë të cilën e postoi në Instastory.