Showbizz


Tayna dhe Ledri po sjellin “A je”, part 2

Postuar nga admin

3rd November 2021

Me siguri nuk është askush mes jush që s’di tekstin e këngës së famshme “A je”, bashkëpunim i Taynës dhe Ledrit dy vite më parë.

Kënga bëri namin në çdo platformë dhe u kthye në hitin më të dëgjuar të fundit të vitit 2018, teksa luhej në çdo kafe apo club.

Momentalisht, “A je” numëron 40 milionë klikime në Youtube dhe nëse ju ka marrë malli ta dëgjoni sërish, ja ku e keni më poshtë.

Epo, pas këtij hiti kaq të suksesshëm, sigurisht që duhej një “rifreskim” nga Tayna dhe Ledri, ndaj dyshja mblodhi forcat për një tjetër surprizë.

Për Halloween dhe jo vetëm, Tayna vendosi të vishej si një flutur, look të cilin do ta ketë edhe në videoklipin e ri.

Në rrjete sociale ajo ka ndarë vazhdimisht poza ku na tregon detaje të vogla nga bashkëpunimi me Ledrin, ndërsa ky i fundit i ka lënë një koment emoji me sytë me zemra.

“A je hala?”- ia ka kthyer Tayna, duke na lënë të kuptojmë se “A je” part 2 po vjen!

Image

Image

Image

Image