Showbizz


“Të bukurat e dheut” zbresin në Berat

Postuar nga admin

21st August 2018

“Të bukurat e dheut” nga 36 vende të botës do të zbresin në qytetin e Beratit në spektaklin “Miss Rainbow of the world”.

Në datat 21 dhe 22 gusht, me mbështetjen e bashkisë së Beratit, do të organizohet eventi ”Miss Rainbow of the World”, një konkurs ndërkombëtar bukurie, i cili vjen për herë të parë në Shqipëri, ku do të garojnë për “Kurorën Shumëngjyrëshe të Ylberit përfaqësueset e 36 shteteve. Aktivitetet që do të zhvillohen në Berat: Datë 21 gusht, ora 18:30, në stadiumin “Tomorri”, ndeshje miqësore futbolli nga konkurrentet. Hyrja është e lirë”, shprehet bashkia e Beratit.

Po ashtu zbardhet axhenda e aktivitetit ku thuhet se në “datë 22 gusht, ora 20:00, në sallën e koncerteve të Qendrës Kulturore, në natën finale të konkursit ‘Miss Rainbow of the World’, do të ndiqni spektaklin e miseve pjesëmarrëse, si dhe performancën e grupit të Qendrës Kulturore ‘Margarita Tutulani’, Berat. Hyrja është e lirë”, thuhet në njoftim.