Showbizz


“Të dua në çmenduri…” Dedikimi i Rezartës për Ermalin

Postuar nga admin

8th June 2021

Sot feston ditëlindjen Ermal Hoxha, bashkëshorti i Rezarta Shkurtës dhe sigurisht një dedikim publik nga ajo nuk mungoi.
Këngëtarja është treguar gjithmonë e kujdesshme ndaj detajeve e t’i bëjë momentet të veçanta, prandaj edhe në këtë ditë speciale, nuk ka munguar urimi special për bashkëshortin e saj, shkruan “Kosovarja”.

Me një video, ku shihen të dy shumë të lumtur duke vallëzuar, Rezarta ka zgjedhur fjalët më të mira për t’ia dedikuar Ermalit.
“Gezuar Ditelindjen Dashuri! Zoti me ka dashur shume qe te solli ne jeten time… Te dua ne çmenduri… Pergjithmone… Ermal Hoxha” ka shkruar ajo.
Çifti kanë dëshmuar disa herë se dashuria e vërtetë të mban të fortë dhe të bën të kalosh çdo sfidë, pasi edhe Rezarta e Ermali patën sfida në marrëdhënien e tyre.