Lajme
“Të gjithë kërcejnë”, mbrëmja gala që do të sjellë valsin vienez në kryeqytet
![](https://shqipfm.al/wp-content/uploads/2018/12/3.jpg)
Postuar nga admin
20th December 2018
“Të gjithë kërcejnë” titullohet mbrëmja gala që do të sjellë valsin vjenez në Tiranë mbrëmjen e 28 dhjetorit.
Ky është eventi përmbyllës i bashkëpunimit të frytshëm midis Teatrit të Operas dhe Baletit dhe Ambasadës austriake në Tiranë.
“Alles Walzer” do të na shfaqë valsin tradicional vienez që për austriakët është kërcimi i masës dhe vjen si motiv i mbylljes së suksesshme të vitit kulturor Shqipëri-Austri.
Kjo mbrëmje është konceptuar ndryshe me operetat e Shtraus-it, ku do të gërshetohet klasikja me modernen.
“Alles Walzer”do të sjellë valsin tradicional vienez, që për austriakët është kërcimi i masës.
Mbrëmja gala do të synojë që ne të mësojme nga e kaluara që të shohim drejt së ardhmes dhe do të mbahet mbrëmjen e 28 dhjetorit në Pallatin e Kongreseve në orën 19:00.