Lajme


Të rinjtë koncert në 100 vjetorin e vdekjes së Ismail Qemalit

Postuar nga admin

21st January 2019

Këngë, valle, recitime, pjesë teatrore u interpretuan sot nga nxënës të shkollave të mesme të Vlorës kushtuar jetës dhe veprës së Ismail Qemalit, në Pallatin e Kulturës ” Labëria” të qytetit bregdetar.

Koncerti i organizuar në kuadër të 100 vjetorit të vdekjes së babait të Kombit, Ismail Qemali, u realizua nga bashkia e Vlorës përmes bashkëpunimit të Qendrës Kulturore të Fëmijëve, Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare dhe Drejtorisë Arsimore Vlorë.

Një veprimtari mbresëlënëse e për t’u marrë shembull ku nxënësit jo vetëm interpretuan krijimtarinë e autorëve vlonjatë kushtuar Ismail Qemalit, por edhe kënduan polifoni, këngë të kënduara nga gjyshërit dhe stërgjyshërit e tyre.

Ata sollën këngët polifonike : “Prapa më vjen historia” e “Në Vlorë foli Prefekti”, kënduar respektivisht nga nxënësit e shkollave ” Ali Demi” dhe ” Pavarësi”.