Lajme


Tërhiqet Autoriteti Rrugor: Rinasi hapet me dy sense

Postuar nga admin

5th May 2022

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se rruga e Rinasit është kthyer në gjendjen e mëparshme, duke u hapur për të dy drejtimet e lëvizjes. Ky vendim vjen në ditën e katërt të protestës së banorëve, të cilët edhe këtë të enjte kanë dalë në rrugë.

“Kthehet në gjendjen e mëparshme Rruga e Rinasit, qarkullimi do të vijojë me dy sense lëvizjeje deri në një zgjidhje përfundimtare me qëllim lehtësimin e trafikut në segmentin Qafë Kashar-Rrethrrotullimi i Rinasit-Ahmetaq”, njofton ARRSH.

NJoftim nga Autoriteti Rrugor Shqiptar

Kthehet në gjendjen e mëparshme Rruga e Rinasit, qarkullimi do të vijojë me dy sense lëvizjeje deri në një zgjidhje përfundimtare me qëllim lehtësimin e trafikut në segmentin Qafë Kashar-Rrethrrotullimi i Rinasit-Ahmetaq.

Apel ynë për të gjithë drejtuesit e mjeteve që vijnë nga veriu të përdorin akset alternative për të mos rënduar trafikun në rrugën që të çon drejt aeroportit të Rinasit.

Udhëtarë/turistët që marrin fluturimet të marrin në konsideratë fluksin e lartë të mjeteve në këtë aks duke përllogaritur orarin e nisjes.