Showbizz


Tirana me surpriza për të apasionuarit e muzikës Jazz.

Postuar nga admin

5th June 2018

Për një fillim vere ndryshe, “N You” nën ritmet e muzikës Jazz, kryeqytetasit do të përjetojnë tre netë të paharrueshme feste në amfiteatrin e Liqenit.

Festivali i Muzikës Jazz do ndezi atmosferën me pjesëmarrjen e kuartetit Ivan Ivanov, Marko Markovic, Dina Busic, Human Touch, Nesim Maxhuni, ZJM Big Band në datat 6,7 dhe 8 qershor.

Çdo mbrëmje muzikore do të paraprihet nga paraditet e dedikuara të artistëve të rinj të Liceut Artistik të kryeqytetit etj.si edhe aktivitete fëmijësh për socializimin e fëmijëve me aftësi të veçanta të sindromës down.

Ministria e Kulturës mbështet këtë nismë përmes kulturës, nisma të cilat kontribuojnë në aftësimin e fëmijëve me sindromin Down dhe Autikë, në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Kukullave dhe Cirkun Kombëtar gjithashtu do të realizohen dhe programe artistike sipas profileve të tyre, institucionale.

Ky bashkëpunim vjen në mbështetje të aktiviteteve edukuese dhe sensibilizuese si dhe për ndërgjegjësimin në bashkëjetesën sociale.

Ky event ka bëre bashkë muzikantë e sipërmarrës, njerëz të apasionuar pas jetës me ritëm dhe aktiviteteve.