Uncategorized


“Tornado” në Tiranë, në 7 Shtator “Elita 5” feston 30 vjetorin

Postuar nga admin

3rd September 2018

Grupi roker Elita 5 ka zgjedhur Tiranën për të festuar 30 vjetorin e krijimit. Me anë të kësaj përformance Elita 5 do të sjellë për publikun e kryeqytetit të gjitha këngët hite. Por përveç kësaj me 7 shtator, djemtë nga Tetova do të lançojnë edhe këngen e re më titulli “Tornado”.

Me 7 Shtator Tirana do të ndizet nga përformaca e “Tornados” Elita 5. Grupi legjendar nga Tetova do të përformojë në skenën e re të Amfiteatrit të Liqenin Artificial për të festuar 30 vjetorin e krijimit të grupit. Banda muzikore, shumë e dashur edhe për publikun shqiptar do të festojë 3 dekada krijimtari të susksesshme me publikun e Tiranës.

Arif Ziberi: Është menduar të shfaqet një koncert, e ku tjetër përvecse në Tiranë. Kemi një koncert me përmbledhjen e të gjitha këngëve të Elita 5.

Në këtë koncert nuk do të festohet vetëm 30  vjet muzikë, por Elita 5 do të lancojë edhe albumin më të ri të tyre me titullin “Tornado”, video e së cilës është xhiruar në kryeqytet.

Arif Ziberi: Vendosëm të nxjerrim një single me videoklip, titulli “Tornado” sepse ashtu e menduam. Besoj që kemi bërë një këngë të bukur dhe të qëlluar.

Të gjitha këngët e tyre që nga “Al Kapone” “Më fal” “Çmendem” Nuk jam unë Diktator” janq hite që i kanë rezituar kohës. Grupi ka marrë pjesë në shumë koncerte, por vokalisti Arif Ziberi tregon edhe arsyen pse grupi roker nuk ka marrë asnjëherë pjesë në festivale.

Arif Ziberi: Primare ka qenë ajo që publikut ti pëlqejë puna që bëjmë. Që nga fillimi kemi menduar që nuk jemi grupi i festivaleve. 

Elita 5 është krijuar në vitin 1989 në qytetin e Tetoves dhe numëron plot 8 albume me hite që për vite me radhë shqiptarët mbarë botës i kanë kënduar bashkë me grupin legjendar.