Lajme


Tre kushtet për të hyrë në universitet dhe çfarë ndodh me të ‘pabindurit’

Postuar nga admin

15th October 2021

Viti i ri akademik do të hapë dyert për studentët më 18 tetor për “Bachelor” dhe në 10 nëntor për “Master”.

Prej javësh tashmë u është bërë thirrje studentëve që të vaksinohen nëse duan të kthehen në auditore.Rektori i Universitetit të Tiranës Artan Hoxha në një konferencë për mediat u shpreh që studentet që nuk janë vaksinuar, nuk paraqesin testin PCR apo rekomandimin e mjekut për arsyet për të mos injektuar dozën nuk do të lejohen që të futen në ambientet e universiteteve.
Hoxha tregon se pyetësori i është dërguar mbi 30 % të studentëve ndërkaq mbi 50% e tyre janë të vaksinuar.

 

Tre kushtet për të hyrë në universitet dhe çfarë

Teksa pyetet pse nuk ofrohet mundësia e mësimit online për studentët që nuk pranojnë që të vaksinohen Hoxha përgjigjet:

“Unë do i përgjigjem me dy momente pyetjes, e para absolutisht mësimi online është përmirësuar, por ne kemi studentë që pas 2 vitesh nuk e njoftim universitetin nga pikëpamja fizike, nuk kanë kontakte. E dyta ata që i kemi në master, një dhe dy vjeçar na përfundon një brez i tërë që nuk kanë kontakt me auditorin.

Mësimi në auditor nuk zëvendësohet. Përsa i përket alternativës, ju duhet të dini se ka dy urdhra, i pari që mund të alternohet mësimi online. Kurse po kjo pikë, e heq platformën si mundësi dhe thotë që studentët duhet të paraqesin certifikatën apo kartën e vaksinimit.

Do ta shikojmë procesin dhe do të marrim vendime në të mirë të mbarëvajtjes dhe të shëndetit të tyre, por edhe të mos lejimit që studentët të humbasin zhvillimin e programit të vitit akademik. Kjo do të vendoset pasi të shikojmë situatën me të cilën do të përballemi.”